Agjenda e presidentit Donald Trump renditi “asnjë ngjarje publike” të martën – hera e 10-të që nga zgjedhjet që këto fjalë shfaqen në programin e tij ditor.

Ai nuk është përgjigjur në asnjë pyetje të gazetarëve, nuk ka ftuar asnjë kamera në Zyrën Ovale dhe nuk ka ndërmarrë më shumë se sa kursi i tij i golfit, 25 milje nga Shtëpia e Bardhë në Virxhinia, shkruan cnn

Planet e tërheqjes së trupave që ai kishte kërkuar për Afganistanin dhe Irakun u njoftuan të martën nga një shefi i ri i Pentagon-it, punësimin e të cilit Trump u bëri të ditur një javë më parë në Twitter.

Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, ka edhe fjalë që Trump po mendon seriozisht të anulojë qëndrimin e tij vjetor në Mar-a-Lago për të festuar Ditën e Falënderimeve, duke vendosur të qëndrojë në Washington, përcjell rtv21.tv

Ndihet si mentalitet bunkeri“, tha zyrtari.

Teksa punëtorët çmontojnë dhe heqin rrethimin e përkohshëm metalik që rrethoi Shtëpinë e Bardhë në ditën e zgjedhjeve, presidenti mbetet brenda ndërtesës ndërsa vazhdon të mohojë humbjen ndaj presidentit të zgjedhur Joe Biden./21Media