Presidenti amerikan, Donald Trump ka mohuar se e ka pranuar fitoren e rivalit të tij, Joe Biden. Më herët përmes një postimi në Twitter, ai për herë të parë kishte shkruar: Ai fitoi, sepse zgjedhjet u manipuluan.

Kjo ishte hera e parë që Trump përmendi fitoren e kundërkandidatit të tij, duke nxitur reagime se ky është një sinjal që ai po e pranon fitoren e Bidenit.

Por, përmes një postimi tjetër, Trump ka thënë se ai nuk ka pranuar asgjë.

“Ai ka fituar vetëm në sytë e mediave që prodhojnë lajme të rreme. Nuk kam pranuar asgjë. Kemi një rrugë të gjatë përpara. Këto kanë qenë zgjedhje të manipuluara“, ka shkruar Trump.