Trump: OBSH ka dështuar në detyrën e saj themelore

Trump: OBSH ka dështuar në detyrën e saj themelore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e udhëzoi administratën e tij që të ndalojë fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Trump tha se OBSH-ja “ka dështuar në detyrën e saj themelore”: përgjigjen ndaj shpërthimit të koronavirusit.

Ai e akuzoi OBSH-në, që është agjenci e Kombeve të Bashkuara, për fshehje të përhapjes së koronavirusit, pasi është shfaqur në Kinë, dhe tha se ajo duhet të mbahet përgjegjëse, shkruan rtv21.tv

Më herët, Trump e ka akuzuar OBSH-në për njëanshmëri ndaj Kinës.

E udhëzoj administratën time që t’i ndalojë fondet derisa të bëhet një rishikim, për të vlerësuar rolin e OBSH-së në keqmenaxhimin dhe mbulimin e përhapjes së koronavirusit“, tha Trump në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë.

OBSH-ja dështoi në detyrën e saj themelore dhe ajo duhet të mbahet përgjegjëse“, shtoi Trump.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se “nuk është koha” për të zvogëluar burimet për OBSH-në ose ndonjë organizatë tjetër humanitare që lufton koronavirusin.

Tani është koha për unitet dhe që bashkësia ndërkombëtare të punojë së bashku në solidaritet, për të ndaluar këtë virus dhe pasojat e tij shkatërruese“, tha Guterres.

SHBA-ja është financuesja më e madhe e OBSH-së. Vitin e kaluar, i ka siguruar 400 milionë dollarë, apo rreth 15 për qind të buxhetit total të saj.

SHBA-ja është aktualisht epiqendra e pandemisë së koronavirusit: me 609 mijë e 407 të infektuar dhe me mbi 25 mijë e 700 viktima./21Media