Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar se ka ndërprerë marrëdhëniet e vendit me Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH).

Presidenti ka akuzuar OBSH-në që nuk ka mbajtur përgjegjësinë e Pekinit për pandeminë e shkaktuar nga koronavirusi, transmeton rtv21.tv.

“Kina ka kontroll të plotë mbi Organizatën Botërore të Shëndetit”, tha presidenti ndërsa njoftoi masa që synojnë ndëshkimin e Pekinit.

“Uashingtoni do të ridrejtojë fondet te organet e tjera”,  shtoi ai.

SHBA është kontribuesi më i madh i agjencisë globale të shëndetit, duke siguruar më shumë se 400 milionë dollarë (324 milionë;; 360 milionë €) në vitin 2019.

Trump, i cili po bën fushatë për rizgjedhje këtë vit dhe është kritikuar për trajtimin e pandemisë, ka fajësuar Kinën për përpjekjet për të mbuluar shpërthimin e koronavirusit.

Më shumë se 102 mijë njerëz në SHBA kanë humbur jetën nga Covid-19 – deri tani numri më i madh i vdekjeve në botë./21Media