Trump paralajmëron se SHBA do “hedhë në erë” fushën më të madhe të gazit në botë, nëse Irani vazhdon të sulmojë Katarin

Presidenti  amerikan, Donald Trump sapo ka publikuar një postim të gjatë në Truth Social lidhur me një sulm izraelit ndaj fushës së gazit South Pars Gas Field në Iran, të mërkurën në mbrëmje.

Si kundërpërgjigje ndaj atij sulmi, Irani sulmoi zonën industriale Ras Laffan në Qatar – e cila përmban impiantin më të madh në botë për përpunimin e gazit natyror të lëngëzuar (LNG).

Në postimin e tij me tone të ashpra, Trump thotë se SHBA “nuk dinte asgjë” për sulmin e Izraelit dhe kërcënoi me përshkallëzim nëse Irani sulmon sërish Katarin.

“Nga zemërimi për atë që ka ndodhur në Lindjen e Mesme”, shkruan ai, Izraeli “reagoi në mënyrë të dhunshme”.

Ai vazhdon: “Shtetet e Bashkuara nuk dinin asgjë për këtë sulm të veçantë dhe shteti i Katarit nuk ishte në asnjë mënyrë i përfshirë, as nuk kishte dijeni që do të ndodhte.”

Por Irani nuk e dinte këtë, shkruan Trump, dhe se sulmet hakmarrëse ndaj Ras Laffan-it ishin “të pajustifikuara dhe të padrejta”.

Trump shkroi tutje se se Izraeli nuk do ta sulmojë më fushën e gazit South Pars, “përveç nëse Irani në mënyrë të pamatur vendos të sulmojë” një vend tjetër të pafajshëm, që në këtë rast ishte Katari.

Nëse Irani sulmon sërish Katarin, Trump paralajmëroi se se SHBA “do ta shkatërrojnë plotësisht të gjithë fushën e gazit South Pars me një forcë dhe fuqi që Irani nuk e ka parë apo përjetuar kurrë më parë”.

Ai shtoi se nuk dëshiron të autorizojë “këtë nivel dhune dhe shkatërrimi për shkak të implikimeve afatgjata” për Iranin, “por nëse LNG-ja e Katarit sulmohet sërish, nuk do të hezitoj ta bëj.”

Back to top button