Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për herë të parë ka vendosur maskë në publik që nga fillimi i pandemisë. Trump vendosi maskën gjatë një vizite në spitalin ushtarak Walter Reed jashtë Uashingtonit, ku u takua me ushtarë të plagosur dhe punonjës të kujdesit shëndetësor.

“Nuk jam kundër maskave, por besoj se përdorimi i tyre ka një kohë dhe vend”, deklaroi ai teksa po largohej nga Shtëpia e Bardhë.

Më herët tha se nuk do të mbante maskë dhe madje tallej me rivalin e tij, Joe Biden.

Pas vizitës së tij në spital të shtunën, Trump tha: “Unë mendoj se kur je në spital, veçanërisht në këso ambienti, ku flet me ushtarë dhe njerëz që sapo kanë dalë nga salla e operacionit, mendoj se është veprim i duhur vënia e maskës”, deklaroi ai./21Media