Një zyrtar i zgjedhjeve në shtetit amerikan të Gjeorgjisë ka thënë se Presidenti Donald Trump do të mbajë përgjegjësi për çdo dhunë që rezulton nga pretendimet e pabazuara të mashtrimit zgjedhor që ai ka shkaktuar.

Në një deklaratë, Gabriel Sterling, tha: E gjitha ka shkuar shumë larg! E gjitha! Duhet të ndalet!

Gjeorgjia po kryen një rinumërim të dytë të votave me kërkesë të fushatës Trump, transmeton rtv21.tv.

Presidenti i zgjedhur demokrat Joe Biden u shpall fitues me një rezultat të ngushtë në Gjeorgji.

Zëdhënësi i fushatës Trump, Tim Murtaugh tha se ata po përpiqen të sigurohen “që të gjitha votat e ligjshme të numërohen dhe të gjitha votat e paligjshme jo”.

“Askush nuk duhet të përfshihet në kërcënime ose dhunë dhe nëse kjo ka ndodhur, ne e dënojmë atë plotësisht”, shtoi ai.

Kjo erdhi pasi Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së William Barr tha se departamenti i tij i drejtësisë nuk ka gjetur deri tani asnjë provë për të mbështetur pretendimet e Trump për mashtrim në zgjedhje./21Media