Një video që tregon punëtorët duke marrë fletëvotimet postare nga kutitë e hedhjes së votave në Los Angeles, është shpërndarë mijëra herë në mediat sociale. Disa përdorues që i referohen videos pretendojnë se ishte skenë e mashtrimit të zgjedhjeve.

Zyrtarët e qarkut të Los Angeles i thanë Reuters se këto fletëvotime u mblodhën më 4 nëntor, por u depozituan nga votuesit më 3 nëntor ose para kësaj date. Prandaj, ato janë të vlefshme dhe do të përpunohen dhe numërohen.

Llogaria që ka publikuar videon në Twitter, ka etiketuar presidentin Donald Trump dhe ka shkruar: “Kjo ndodhi sot pas zgjedhjeve rreth tre orë më parë në Reseda California FYI”.

Reuters ka shkruar se “kjo video nuk është provë e mashtrimit zgjedhor. Fletëvotimet përmes postës mund të depozitohen në kutitë e hedhjes së votave në Kaliforni deri në orën 20:00 me kohën lokale në Ditën e Zgjedhjeve. Kutitë u bllokuan dhe fletët e votimit u mblodhën të nesërmen”.

Por presidenti Donald Trump, i cili vazhdon të institoj se zgjedhjet në SHBA ishin të manipuluara, sot ka publikuar videon në fjalë, në llogarinë e tij në Twitter.

Ju po shikoni votat! A ka ardhur këtu vendi ynë?“, ka shkruar ai./21Media