Presidenti amerikan, Donald Trump ka refuzuar të marrë pjesë në një debat virtual televiziv me rivalin e tij demokrat Joe Biden.

Komisioni kishte vendosur që debati i 15 tetorit në Miami duhej të zhvillohej virtualisht, transmeton rtv21.tv.

Ky vendim u mor pasi Trump u diagnostikua me koronavirus. “Ai u trajtua në spital, u lëshua dhe nuk ka simptoma aktuale”, thotë mjeku i tij.

Trump tha se nuk do ta humbiste kohën e tij në një debat virtual që sipas tij ishte urdhëruar të “mbronte” rivalin e tij./21Media