Presidenti amerikan, Donald Trump është zotuar se nuk do t’i urdhërojë amerikanët të mbajnë maska, si masë mbrojtëse ndaj COVID-19. Komentet e tij erdhën pas deklaratës së ekspertit të sëmundjeve infektive, Dr. Anthony Fauci, i cili u kërkoi udhëheqësve të SHBA-së që ta bëjnë të detyrueshme mbajtjen e maskës.

Fauci tha se mbajtja e maskës është ‘vërtet e rëndësishme’ dhe duhet që ‘çdonjëri ta mbajë maskën”.

Mbajtja e maskës është politizuar shumë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./21Media