Trump tha se udhëzimet e reja për rihapjen do të shpallen të enjten

Trump tha se udhëzimet e reja për rihapjen do të shpallen të enjten

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump tha se SHBA ka “kaluar kulmin” e rasteve të reja me Covid-19 dhe parashikoi që disa shtete do të rihapnin këtë muaj.

Në konferencën e përditshme të Shtëpisë së Bardhë, Trump tha se udhëzimet e reja për rihapjen do të shpallen të enjten pasi ai të flasë me guvernatorët.

“Të dhënat sugjerojnë që në mbarë vendin, ne kemi kaluar kulmin e rasteve të reja. Shpresojmë që kjo do të vazhdojë dhe ne do të vazhdojmë të përparojmë shumë”, u shpreh Kreu i Shtëpisë së Bardhë.

I pyetur pse ShBA përbën një përqindje kaq të konsiderueshme të numrit global të vdekjeve, Trump akuzoi vendet e tjera që gënjejnë për shkallën e vdekshmërisë së tyre.

“A beson dikush me të vërtetë në numrat e disa prej këtyre vendeve?” tha ai, duke përmendur Kinën.

SHBA deri tani ka gati 640,000 raste të konfirmuara të Covid-19 dhe mbi 30.800 vdekje./oranews