Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se do të shtyjë Samitin G7 të planifikuar për këtë vit, me qëllim që të ftojë edhe liderët e shteteve tjera që nuk janë pjesë e G7-ës.

“Nuk mendoj se përfaqëson në mënyrë të duhur atë cfarë po ndodh në botë. Është një grup i vjetër i shteteve”, tha Trump të shtunën.

Grupi G7, nikoqir i të cilit do të jetë SHBA këtë vit, përfshin Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Japoninë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Trump tha se Rusia, Koreja e Jugut, Australia dhe India duhet të ftohen, transmeton rtv21.tv.

Presidenti amerikan tha se ai po e shtyen samitin deri në shtator, smait ky i cili ishte planifikuar të zhvillohej në qershor.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dje hodhi poshtë ftesën e presidentit për shkak të pandemisë.

Grupi G7 është i përbërë nga shtatë ekonomitë më të mëdha në botë.

Ky grup e konsideron veten si “një bashkësi vlerash”, me lirinë dhe të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit, prosperitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm si parimet e tij kryesore./21Media