Donald Trump ka thënë se do të largohet nga Shtëpia e Bardhë nëse Joe Biden konfirmohet zyrtarisht si presidenti i ardhshëm i SHBA nga kolegji elektoral.

Presidenti ka refuzuar të pranojë humbjen në votimin e 3 nëntorit dhe u tha gazetarëve të enjten se do të ishte “e vështirë” të pranohej.

Ai gjithashtu përsëriti edhe një herë pretendimet e pabazuara për mashtrim të votuesve, përcjell portali rtv21.tv

Biden është para Trump me 306 vota pro dhe 232 nën sistemin e kolegjit elektoral të përdorur për të zgjedhur presidentët e SHBA.

Shifrat janë shumë më shumë se 270 të nevojshme për të fituar, dhe  Biden gjithashtu kryeson votën e popullit me më shumë se gjashtë milionë.

Zgjedhësit do të takohen muajin tjetër për të zyrtarizuar rezultatin, me Demokratin Joe Biden që do të betohet si president më 20 Janar.

Presidenti dhe mbështetësit e tij kanë paraqitur një numër sfidash ligjore mbi zgjedhjet, por shumica janë shkarkuar.

Më parë këtë javë, Trump më në fund ra dakord të lejojë që të fillojë tranzicioni zyrtar në ekipin e Presidentit të zgjedhur Biden, pas disa javësh pasigurie.

Vendimi do të thotë se Biden është në gjendje të marrë informime të nivelit të lartë të sigurisë dhe të ketë qasje në zyrtarë kryesorë të qeverisë dhe miliona dollarë në fonde ndërsa ai përgatitet të marrë detyrën në 20 Janar./21Media