Donald Trump ka akuzuar Pfizer dhe Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave ka pritur që pas zgjedhjeve të njoftojë  lajmet e pozitive për vaksinën për arsye politike, përcjell portali rtv21.tv

Komentet e Presidentit në Twitter erdhën disa orë pasi djali i tij, Donald Trump Jnr, gjithashtu vuri në dyshim kohën e njoftimit të korporatës shumëkombëshe farmaceutike , e cila erdhi dy ditë pasi

Joe Biden u shpall fituesi i zgjedhjeve presidenciale të luftuara ashpër.

Pavarësisht lajmit të hershëm të hënën , Trump postoi një seri postimesh më vonë duke vënë kritika mbi kohën e njoftimit.

“Siç kam thënë prej kohësh, @Pfizer dhe të tjerët do të shpallnin një vaksinë vetëm pas Zgjedhjeve, sepse ata nuk kishin guximin ta bënin atë më parë. Po kështu, @US_FDA duhet ta kishte njoftuar atë më herët, jo për qëllime politike, por për të shpëtuar jetë !”, tha ai.


Pfizer të hënën në mëngjes, publikoi lajmin përmes së cilit u bë e ditur se të dhënat e provave klinike të fazës së vonë për kandidatin e vaksinës Cfid-19 të Pfizer ishin më shumë se 90 përqind të efektshme./21Media