Trump: Do të bëj çmos për të pajtuar Izraelin me palestinezët

Presidenti amerikan premton angazhim në Lindjen e Mesme

Presidenti amerikan, Donald Trump, premtoi se do të bëjë çdo gjë që nevojitet, për të ndërmjetësuar në procesin paqësor mes Izraelit dhe palestinezëve.

Trump këtë e tha gjatë takimit që pati në Shtëpinë e Bardhë me presidentin palestinez, Mahmud Abaz, por nuk qartësoi se kur synon që të ripërtërijë bisedat mes dy palëve, shkruan rtv21.tv

Ai me këtë rast tha se do të ndërmjetësoi me dëshirë dhe shtoi se ndërmjetësimi i tij do të jetë i suksesshëm. Trump kërkoi nga Abaz që të angazhohet më shumë, për të ndalur nxitjen e urrejtjes kundër Izraelit.

Abaz nga ana e tij qartësoi se qëllimi i popullit palestinez është krijimi i shtetit të Palestinës, me Jerusalemin Lindor si kryeqytet dhe brenda kufijve që kanë ekzistuar para fillimit të luftës në vitin 1967.

Negociatat mes palestinezëve dhe Izraelit kanë ngecur, pas zgjedhjes së Benjamin Netanjahut për Kryeministër të Izraelit në vitin 2009./21Media

Back to top button