Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar se do të dërgojë ushtri për të shuar trazirat civile në SHBA, të cilat shpërthyen pas vdekjës së George Floyd në arrest policor.

Ai tha se nëse qytetet dhe shtetet nuk arrinin të kontrollojnë protestat dhe “të mbrojnë banorët e tyre” ai do të vendosë ushtrinë dhe “shpejt do ta zgjidhë problemin për ta”, transmeton rtv21.tv.

Protestat për vdekjen e George Floyd po hyjnë në ditën e shtatë.

Policia dje  ka shpërndarë protestuesit nga një park me gaz lotsjellës dhe plumba gome./21Media