Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër për t’i dhënë fund trajtimit preferencial për Hong Kongun, pasi Kina miratoi një ligj të ri të sigurisë për ish-koloninë britanike.

“Hong Kongu tani do të trajtohet njësoj si Kina kontinentale,” tha Trump.

Ai gjithashtu nënshkroi legjislacionin dypartiak për të vendosur sanksione ndaj zyrtarëve kinezë që ushtrojnë të drejtat në Hong Kong.

Kina tha se do të ndërmarrë një veprim hakmarrës, transmeton rtv21.tv.

Hong Kongu deri më tani ka gëzuar liritë unike që nuk janë parë në territorin e Kinës./21Media