Donald Trump ka thënë se nuk do të shikojë më ndeshjet e futbollit pasi Federata e Futbollit të SHBA-së vendosi që të mos i detyrojë lojtarët të qëndrojnë në këmbë gjatë këndimit të himnit kombëtar amerikan para ndeshjeve.

Protestat janë shtuar në Amerikë pas vdekjes së George Floyd.

Floyd, një 46-vjeçar me ngjyrë, vdiq pasi një polic i bardhë e shtypi me gju për tetë minuta rresht gjatë arrestimit, transmeton rtv21.tv.

Federata e Futbollit e SHBA-së habiti me vendimin e fuqishëm kur njoftoi në fillim të javës se lojtarët nuk detyrohen më të qëndrojnë në këmbë gjatë këndimit të himnit kombëtar para ndeshjeve.

“Unë nuk do të shikoj më shumë futboll”, ka shkruar Trump.

Ai tha se më mirë që SHBA të mos ketë një ekip futbolli sesa të ketë një ekip që nuk do të qëndrojë për Himnin Kombëtar./21Media