Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar që pandemia në SHBA mund të “përkeqësohet para se të bëhet më mirë”.

Trump gjithashtu u kërkoi të gjithë amerikanëve të mbajnë maska për fytyrën, duke thënë “ato do të kenë një efekt” dhe tregojnë “patriotizëm”.

Presidenti, i cili nuk kishte maskë në konferencë, më parë i ka zhvlerësuar ato, transmeton rtv21.tv.

Ndihmësit e tij raportohet se e kanë shtyer atë për të zbatuar një qasje më të matur, ndërsa numri i të infektuarve po rritet nëpër SHBA.

Trump në prill gjatë vërejtjeve për autorizimin nga podiumi tha se virusi mund të mjekohet duke injektuar dezinfektues te njerëzit.

“Ne po kërkojmë nga të gjithë që kur nuk jeni në gjendje të distancoheni në shoqëri, përdoreni një maskë”, shtoi ai.

Trump i cili më shumë se një herë e referoi Covid-19 si “virusin e Kinës” – mori një maskë nga xhepi në dhomën e konferencave, por nuk e vuri./21Media