Trump thotë se SHBA’ja është gati të shkatërrojë çdo urë dhe central elektrik në Iran deri në mesnatën e së martës

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se nëse Irani nuk i përmbush afatet për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, do të ketë “asnjë urë” dhe “asnjë central elektrik” dhe situata do të jetë si në “Epokën e Gurit”, “The Guardian“.
Më pas ai e theksoi sërish kërcënimin për të goditur të gjitha urat dhe centralet elektrike të Iranit nga ora 8 e mbrëmjes të së martës, duke sugjeruar se kjo do të merrte vetëm katër orë, nëse Irani nuk arrin një marrëveshje për të përfunduar luftën që është e pranueshme për të.
“Çdo central elektrik në Iran do të dalë jashtë funksionit, duke u djegur, shpërthyer dhe kurrë më nuk do të përdoret… Dua të them, shkatërrim total deri në orën 12. Dhe kjo do të ndodhë brenda një periudhe katër orëshe, nëse ne do të donim. Ne nuk duam që kjo të ndodhë”, ka deklaruar Trump.
Megjithatë, ai tha se ende është i hapur për një marrëveshje, duke shtuar se Irani është një “pjesëmarrës aktiv dhe i gatshëm” në negociata për të mundësuar përfundimin e mundshëm të luftës.
“Ne mund të përfshihemi edhe në ndihmën për rindërtimin e vendit të tyre,” tha Trump.