Presidenti amerikan Donald Trump ka udhëzuar Pentagonin për tërheqjen e 9 mijë e 500 ushtarëve amerikanë me detyrë të përhershme në Gjermani, ku shërbejnë 34 mijë e 500 ushtarë amerikanë.

Në lajmin e gazetës amerikane Wall Street Journal të bazuar në burimet brenda Shtëpisë së Bardhë, në urdhëresën e nënshkruar nga këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien, është urdhëruar që limiti i sipërm i numrit të ushtarëve amerikanë në Gjermani të ulet në 25 mijë.

Nga ana tjetër, Pentagoni nuk ka dhënë deklaratë në lidhje me temën.