Presidenti Donald Trump, ka vijuar me akuzat e tij për mashtrimet elektorale gjatë procesit të zgjedhjeve.

Së fundmi ai ka shkruar në Twitter se “mbikëqyrësit e zgjedhjeve nuk janë lejuar në dhomat e numërimit”.

“Unë fitova zgjedhjet, mora 71 milionë vota të ligjshme” ka shkruar Trump.

Sipas tij, procesi ka pasur parregullsi dhe për këtë arsye nuk janë lejuar mbikëqyrësit e Partisë Republikane.

Ndër të tjera, Trump shprehet se miliona qytetarë kanë marrë aplikimin për votat me postë ndërkohë që kjo gjë nuk është kërkuar prej tyre.

Presidenti nuk e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe ka hedhur hije të forta dyshimi mbi votat e dërguara me postë, ndërsa stafi i tij elektoral ka deklaruar se do e luftojë rezultatin e zgjedhjeve në gjykatë.