Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka urdhëruar tërheqjen e pothuajse të gjitha trupave amerikane nga Somalia deri në 15 janar.

SHBA ka rreth 700 trupa në vend duke ndihmuar forcat lokale të luftojnë al-Shabab dhe militantët e Shtetit Islamik.

Zyrtarët amerikanë thanë se disa prej trupave do të lëviznin në vendet fqinje, duke lejuar operacione ndërkufitare, transmeton rtv21.tv.

Në muajt e fundit Trump ka lëshuar urdhra të ngjashëm për të zvogëluar forcat amerikane në Irak dhe Afganistan.

Ai ka bërë thirrje prej kohësh që trupat amerikane të kthehen në shtëpi dhe ka kritikuar ndërhyrjet ushtarake amerikane si të kushtueshme dhe joefektive./21Media