Fjalimi mbi armët

Fjalimi mbi armët

Në një fjalim në Asociacionin kombëtar për armët të premten, presidenti amerikan Donald Trump, imitoi vrasjen e njerëzve në sulmin në Paris dhe tha se nëse civilët do të kishin qenë të armatosur do të kishte qenë një histori krejtësisht ndryshe.

Qeveria franceze lëshoi kritikat më të ashpra ndaj Trumpit që kur ka marrë detyrën, dhe një ministër madje i kërkoi liderit amerikan të kërkojë falje, e gjithë kjo në një kohë kur presidenti Emanuel Makron po përpiqet të përforcojë marrëdhëniet bilaterale pas një vizite shtetërore në Uashington.

“Franca dënon ashpër komentet e presidentit Trump mbi sulmet e 13 nëntorit në Paris dhe kërkon që kujtimi për viktimat të respektohet”, u tha në një deklaratë të ministrisë së jashtme franceze.

Poashtu gjatë fjalimit të tij, presidenti Trump i lidhi sulmet me thika në Londër me mungesë të armëve, gjë që poashtu zemëroi Britaninë, por kjo nuk është hera e parë që komentet e tij shkaktojnë zemërim në këtë vend.

Marrëdhëniet me kreyministren Thereza May janë ftohur vitin e kaluar pasi ajo e kishte kritikuar atë për ripostim të videove anti-islamiste nga një grup britanik i ekstremit të djathtë.

Trump, që planifikon të vizitojë Britaninë më 13 korrik, u tha anëtarëve të Asociacionit këmbëtar të armëve se “një spital dikur prestigjios në Londër, të cilit nuk ia përmendi emrin, përnjëherë u stërmbush me viktima të sulmeve me thika”.

“Ata nuk kanë armë, ata kanë thika dhe për këtë ka gjak gjithandej në dyshemenë e këtij spitali”, thotë ai duke imituar në të njëjtën kohë therrjet me thika.

Qeveria e Britanisë ndalon mbajtjen e armëve në Angli, Skoci dhe Uells pas të shtënave në një shkollë në vitin 1996./21Media