Presidenti aktual amerikan, Donald Trump e ka cilësuar si të çuditshme përmbysjen që bëri kundërkandidati i tij, Joe Biden, në rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Teksa Trumpi po udhëhiqte në disa shtete, gjatë të mërkurës Bideni arriti të përmbyste rezultatin për t’iu afruar më shumë triumfit të përgjithshëm.

“Mbrëmjen e shkuar po udhëhiqja, shpesh me rezultat solid, në shumë shtete, në gati të gjitha instancat ku udhëhiqnin demokratët. Më pas, një nga një, ato nisën në mënyrë magjike të zhdukeshin teksa po numëroheshin vota të befasishme. SHUMË e ÇUDITSHME dhe ‘anketuesit’ dolën tërësisht dhe historikisht gabim”, ka shkruar Trumpi në Twitter.

Aktualisht me votë elektorale Bideni po udhëheq me 224:213.