Trupi i legjendës së futbollit Diego Maradona “duhet të ruhet” në pritje të një çështjeje atësie, ka vendosur një gjykatë argjentinase, duke ndalur planet e djegies.

Maradona vdiq nga një sulm në zemër muajin e kaluar, në moshën 60 vjeçare.

Duke iu përgjigjur një procesi gjyqësor të ngritur nga një grua që thotë se Maradona mund të jetë babai i saj, gjykata tha se duhet të dorëzohet një mostër ADN-je e futbollistit, transmeton rtv21.tv.

Ai kishte dy vajza nga një martesë. Pas divorcit të tij ai njohu atësinë e gjashtë fëmijëve të tjerë.

Çështja u soll nga një 25-vjeçare, Magalí Gil, i cili nuk është mes tyre. Gil, e cila u adoptua, thotë se nëna e saj e kontaktoi atë dy vjet më parë për të thënë se babai i saj “mund të jetë Diego Maradona”.

Në një video të postuar në Instagram, Gil tha se ishte një “e drejtë universale” të dije “nëse Diego Maradona është babai im biologjik apo jo”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Magali Gil (@maguigil)

Pas vdekjes së tij më 25 nëntor, Maradona u varros në një varrezë private pranë Buenos Aires. Një gjykatë vendosi në 30 nëntor në atë kohë që trupi i tij të mos digjej derisa të kryheshin të gjitha testet e nevojshme mjeko-ligjore.

Vendimi i së mërkurës e ka zgjatur atë ndalim për të ardhmen e parashikueshme.

Agjencia e lajmeve Reuters thotë se avokati i Maradonës u tha atyre se mostrat e ADN-së të futbollistit të madh tashmë ekzistojnë. Një zhvarrosje e trupit të tij nuk do të ishte e nevojshme.

Maradona la pas një trashëgimi të madhe financiare e cila po luftohet nga fëmijët e tij dhe ata që aktualisht po kalojnë nëpër gjykata duke kërkuar njohjen./21Media