Tuna feston ditëlindjen, kaq vjet mbushi sot

Sot ka festë në familjen e këngëtares Tuna. Artistja sot ka ditëlindjen dhe mbushi 37 vjet.

Me rastin e ditëlindjes, artistja po merr urime të shumta nga familjarë, miq e kolegë.

Disa prej urimeve, Tuna i ndau në instastory.

 

Altuna Sejdiu-Tuna është këngëtare dhe autore këngësh shumë e njohur, e cila është lindur më 14 korrik të vitit 1985 në Shkup. Ajo karrierën muzikore e ka filluar qysh në moshën 15 vjeçare.

Disa nga hitet e saj ndër vite janë: “Ciao Machoman”, “Piroman”, “S’ka më diktaturë”, “Testament”, “Psikologët”, “Inati”, “Vibde” në bashkëpunim me 2Po2 dhe Dafina Zeqirin, “Dyshemeja”, “MMV”, në bashkëpunim me Getoar Selimin, “Dy tima”, “Amoni”.

Ndërsa, projekti i fundit muzikor i Tunës është “Melaqe”, në bashkëpunim me Fifin. Projekti është publikuar më 18 qershor dhe deri tani në Youtube ka arritur mbi 3 milionë klikime.

Ndërkohë, sot do të publikohet edhe bashkëpunimi i saj me Skerdin. Kënga titullohet “A je”, e cila do të publikohet me videoklip. Kështu ka bërë të ditur artisti përmes një storie në Instagram, me ç’rast ka theksuar se këngën s’e kishte në plan ta publikonte sot, por që po e bën si dhuratë për ditëlindjen e Tunës./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button