Tuna rrëmbeu vëmendje

Tuna rrëmbeu vëmendje

Njëra ndër femrat më të pëlqyera dhe të komentuara të showbizit shqiptar padyshim se është këngëtarja, Altuna Sejdiu- Tuna.

Ajo është shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale, ku tregohet mjaft aktive duke publikuar fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, 34 vjeçarja ka rrëmbyer vëmendje me fotografitë që ka publikuar në rrjetin social Instagram. Me flokë të lëshuara dhe me një grim që po i shkon për fytyre, Tuna duket tejet tërheqëse, shkruan rtv21.tv

Ndryshe, “Amoni” është projekti i fundit muzikor që Tuna e ka publikuar më 29 tetor. Kënga ka arritur miliona klikime në Youtube./21Media