Këngëtarja e njohur, Tuna, së fundmi ka shkuar në pushime, nga ku po publikon pamje të shumta në rrjete sociale.

Artistja të mërkurën ka publikuar një imazh të bukur nga vendi ku po pushon, por që nuk ka bërë të ditur se ku ndodhet.

Me flokë të lidhura dhe e veshur me bikini ngjyrë portokalli, Tuna duket mjaft bukur.

Në imazhin, në të cilin artistja ka vënë në pah linjat e saj, ajo ka marrë komente dhe pëlqime të shumta.

Sa u përket projekteve muzikore, “Amoni” është projekti i fundit i Tunës, i cili është publikuar në tetor të vitit të kaluar./21Media