Turbullohet uji në Ibër Lepenc, këto vende do të mbesin pa ujë

 

Uji në kanalin e Ibër Lepencit është turbulluar, andaj disa lagje në Prishtinë, Obiliq dhe Drenas do të mbesin pa ujë të pijshëm.

“Me qëllim që të ruajmë kualitetin e ujit për pije, jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm , duke filluar nga ora 09:30 për Fushë Kosovën dhe lagjen “ Kalabria ” në Prishtinë. Përveq ndërprerjes së detyrueshme të furnizimit me ujë të pijshëm për këto dy zona, ndërprerje do të kenë edhe Obiliqi dhe Drenasi.”, thuhet në njoftimi e KUR “Prishtina”.

Uji do të ndërpritet deri në një afat të papërcaktuar.

“Në momentin që kushtet lejojnë që uji të trajtohet dhe të garantohet cilësia e duhur pas trajtimit, ne do e rikthejmë gjendjen normale me trajtim dhe furnizim”, thuhet mes tjerash në komunikatën e KRU Prishtina.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, njofton se uji është turbulluar si pasojë e reshjeve të shiut,

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ditëve të fundit, janë rritur edhe rrjedhjet sipërfaqësore në zonat fushore dhe pastaj të njëjtat në disa raste kanë përfunduar te kanali i Ibër Lepencit, kanal prej të cilit merret uji i pa përpunuar për tu trajtuar pastaj për pije ( FPU Shkabaj). Si shkak i kësaj, kemi rritje të turbullirës, nivel që bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije konform standardeve dhe teknologjisë që posedojmë”, thuhet në komunikatën e KRU Prishtina. /21Media

Back to top button