Infektimet e reja me koronavirus kanë rikthyer kufizimet nëpër vendet evropiane. Hotelet gjermane janë mbyllur prapë për turistët ose kanë vënë rregulla të ashpra në luftimin e këtij virusi. Hotel Munchen Palace në qytetin e Mynihut i gjendur në njërën nga lagjet luksoze ka vendosur rregulla të ashpra duke lejuar vetëm 18 mysafirë. Ky hotel i mirënjohur përmban 89 dhoma dhe është njëri ndër më të frekuentuarit në Mynih.

Të mërkurën e kaluar, qeveritë federale dhe shtetërore ranë dakord për masat e reja në luftën kundër koronavirusit. Masat e reja kanë ndikuar që restorantet dhe hotelet gjermane në përgjithësi të kufizohen, ato kryesisht ofrojnë shërbime ‘take away’ ndërsa në hotele nuk lejohet akomodimi i turistëve.

Rikthimi dhe ashpërsimi i masave në luftën ndaj virusit janë të ngjashme me ato që u ndërmorën në fillim të shpërndarjes së tij, ndaj në Bavari turistët që frekuentonin Hotel Munchen-in u detyruan ta lënë atë të hënën në mëngjes. /21Media