Një turist po lutet të shpëtohet pasi kaloi më shumë se 100 ditë në një aeroport të Filipineve gjatë krizës së koronavirusit.

Roman Tromifov ka ngecur në sallën e nisjeve të Aeroportit Ndërkombëtar të Manila që kur arriti nga Bangkok më 20 mars.

Atij iu refuzua hyrja pasi Filipinet pezulloiuan hyrjet për shkak të pandemisë së virusit, por ai nuk mund të dilte nga aeroporti sepse AirAsia anuloi të gjitha fluturimet dhe nuk kishte fluturime as për në shtëpinë e tij në Estoni, transmeton rtv21.tv.

Trofimov thotë se ambasada estoneze nuk ishte në gjendje të aranzhonte riatdhesimin e tij, megjithëse zyrtarët pretendojnë se ai refuzoi një fluturim evakuimi.

Trofimov thotë se ambasada i ofroi atij një fluturim për në Amsterdam, por pretendon se atij iu kërkua të paguante biletën prej 1.500 € nga xhepi i tij, të cilin ai nuk mund ta përballonte.

Turisti e krahasoi situatën e tij si i burgosur. “Unë kam ngecur këtu për më shumë se 100 ditë. Unë kam nevojë për ndihmë për të dale”, tha ai.

Trofimov ka fjetur në një dhomë hoteli në nisje të aeroportit dhe ka mbijetuar me ushqime të dhuruara nga stafi./21Media