Një turist dëmtoi një skulpturë të shekullit XIX nga Antonio Canova ndërsa bënte një selfie.

Turisti, i cili është një burrë rreth 50-vjeçar nga Austria, u mbështet në veprën e artit ‘Paolina Borghese Bonaparte as Venus Victrix’ ndërsa pozonte.

Ai aksidentalisht theu tre gishtërinjtë e skulpturës, në muzeun “Gypsotheca Antonio Canova” në Itali, më 31 korrik.

Emri i këtij burri nuk është bërë i ditur.

Pamjet tregojnë se njeriu ishte duke hipur mbi bazën e statujës 200-vjeçare për të bërë fotografinë, transmeton rtv21.tv.

Duke folur për CNN, policia tha se burri ishte pjesë e një grupi turistësh austriakë.

Ata thanë se incidenti ndodhi kur burri u nda nga miqtë e tij për të marrë një selfie.

Sipas hetuesve, mund të ketë dëme të mëtejshme të shkaktuara në bazën e skulpturës që nuk është zbuluar ende.

Burri u identifikua përmes detajeve të kontaktit personal të lënë në muze si pjesë e kërkesave të reja për gjurmimin e vizitorëve në mes të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi.

Antonio Canova ishte një skulptor neoklasik italian, i cili jetonte nga 1757 deri në vitin 1822 dhe ishte i njohur për statujat e tij mermeri.

‘Paolina Borghese Bonaparte as Venus Victrix’ është një skulpturë mermeri e vitit 1805-1808./21Media