Turneu kontinental i futsallit, Kosova pëson humbje nga Uzbekistani

 
Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të turneut kontinental të futsallit në Tajlandë.
“Dardanët” u mposhtën nga Uzbekistani me rezultat 6:3, ku të përzgjedhurit e trajnerit Arben Simitçiut nuk e filluan mirë takimin.
Kosova pësoi dy gola në dy minutat e para të ndeshjes, ku Davron Choriev dhe Dilshod Rakhmatov shënuan për Uzbekistanin.
Këta dy gola të shpejtë ndikuan që Kosova të këndellet, ku edhe bëri rikthim të rezultatit brenda pjesës së parë, respektivisht shifrat ishin 3:2 para përfundimit.
Meriton Salihu shënoi për 2:1 në minutën e 6’, ndërsa Mergim Dervishaj regjistroi dy gola, në minutën e 8’ dhe 17’, për ta përmbysur rezultatin në 3:2.
“Dardanët” e filluan në mënyrë jo të mirë edhe pjesën e dytë, ku pas dy minutave pësojnë golin e barazimit nga Ikhtiyor Ropiev. Më pastaj, Kosova pësoi edhe dy gola të tjerë në minutat e fundit, kurse golin e fundit të ndeshjes, dhe të gjashtin për Uzbekistanin e shënoi Davron Choriev në minutën e 38’.
Ndeshja e radhës për Kosovën do të jetë nesër kundër Kombëtares së Tajlandës.

Back to top button