Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi sipas mediave turke shkoi në 10 persona.

Ndërsa numri i të plagosurve deri tani shkoi në 786. Raportohet se përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë pa ndërprerje.

Pas tërmetit të sotëm në Izmir të Turqisë qytetarët kanë dalur në rrugët e qytetit me vetura.

AFAD raportoi se pas tërmetit me madhësi 6.6 në Izmir, kishte 67 tronditje, 13 prej të cilave ishin më shumë se 4. Tërmeti u ndje në rajonet Egje dhe Marmara, përfshirë Stambollin dhe Bursën.