Numri i njerëzve që humbën jetën në tërmetin në Izmir ka shkuar në 35.

Deri tani janë rregjistruar 885 të lënduar dhe operacionet e kërkim shpëtimit vazhdojnë ende.

Tërmeti me magnitudë 6.6 në Detin Egje u regjistrua rreth orës 14:51, 17 kilometra larg rrethit Seferihisar të Izmirit.

Puna ka përfunduar në 9 nga 17 ndërtesat ku po kryhet puna e kërkimit dhe shpëtimit dhe puna vazhdon në 8 ndërtesat e mbetura./21Media