Turqia dënon aneksimin rus të territorit ukrainas

Ministria e Jashtme e Turqisë ka dënuar aneksimin e deklaruar nga Rusia të katër rajoneve të okupuara të Ukrainës.
Një deklaratë e ministrisë thotë se Turqia “nuk e njohu aneksimin e Krimesë nga Rusia në një referendum të paligjshëm në vitin 2014 dhe ka theksuar mbështetjen e saj të fortë për integritetin territorial, pavarësinë dhe sovranitetin e Ukrainës në çdo rast.
“Në përputhje me këtë qëndrim të miratuar në vitin 2014, ne refuzojmë vendimin e Rusisë për të aneksuar rajonet Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaphorizhzhia të Ukrainës.Ky vendim, i cili përbën një shkelje të rëndë të parimeve të vendosura të së drejtës ndërkombëtare, nuk mund të pranohet.”, thuhet në deklaratë.
Turqia është përpjekur të ndërmjetësojë midis Ukrainës dhe Rusisë dhe diplomacia e saj me OKB-në çoi në marrëveshjen e fundit për të çliruar eksportet e grurit ukrainas nëpërmjet Detit të Zi./21Media

Back to top button