Turqia goditet nga një tërmet i fortë

Turqia është goditur pasditen e së dielës nga një tërmet me magnitudë prej 5 ballësh.

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një tërmet me magnitudë 5 ka goditur Turqinë, me epiqendër Kozan të Adanasë.

Është konstatuar se tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 20.13 kilometrash, me lëkundjet që janë ndjerë edhe në Siri.

Deri më tani, raportet fillestare tregojnë se nuk ka të lënduar apo dëme të konsiderueshme.

Pas lëkundjeve që u ndjenë në Adana si dhe në Osmaniye, Gaziantep dhe Kayseri, disa qytetarë dolën në rrugë.

Back to top button