Turqia ka hyrë në izolim të plotë për herë të parë këtë fundjavë që nga maji, pasi numri i të infektuarve dhe të vdekurve nga Covid-19 arritën shifra rekorde në ditët e fundit.

Turqia të premten regjistroi 32 mijë e 736 raste të reja me COVID-19,  numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve u rrit me 193 të premten, duke prekur një nivel rekord ditor të parë në fillim të kësaj jave, në 14 mijë e 509.

Turqia tani renditet e katërta në të gjithë botën për numrin e rasteve të reja ditore, pas vetëm Shteteve të Bashkuara, Indisë dhe Brazilit – të gjitha vendet me popullsi shumë më të madhe se Turqia.

Izolimi dhe ora e ndalimit përjashtojnë disa sektorë, përfshirë zinxhirët e furnizimit dhe prodhimin./21Media