Ka filluar ndeshja e parë hapëse e Kampionatit Evropian Euro 2020, ku në stadiumin “Olimpico” të Romës janë duke u përballur Kombëtarja e Turqisë dhe ajo e Italisë.

Kjo përballje interesante i takon Grupit A, ku së bashku me Turqinë e Italinë, pjesë e këtij grupi janë edhe Kombëtarja e Zvicrës dhe ajo e Uellsit.

Italia do të synoj që të vazhdoj formën tejet të mirë, ku ka gjashtë fitore radhazi në gjashtë ndeshjet e fundit, ndërsa për Turqinë do të jetë ndeshje e vështirë, pasi që luajnë kundër një kundërshtari që nuk e kanë mposhtur kurrë.

Turqia dhe Italia kanë zhvilluar shtatë ndeshje kundër njëra-tjetrës, ku “Azzurët” kanë regjistruar katër fitore, krahas Turqisë që nuk e ka asnjë, ndërsa dy herë janë ndarë të barabarta./21Media