“Turqia nuk futet kurrë në BE, nuk është e krishterë”

Presidenti turk, Erdogan tha se BE-ja është një organizatë e kryqzatës

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan vijon me deklaratat “bombë”, teksa së fundmi ka thënë se vendi i tij nuk do të futet kurrë në Bashkimin Europian sepse nuk është i krishterë.

Në një fjalim, Erdogan tha se takimi i përfaqësuesve të BE-së me Papa Françeskun, ishte prova më e mirë se unioni është organizatë e krishterë.

“Të gjithë liderët e vendeve të BE-së shkuan në Vatikan dhe e dëgjuan Papën në mënyrë nënshtruese. E kuptoni tani pse ata nuk e pranojnë Turqinë në BE tash e 54 vite?” ka thënë Erdogan.

BE-ja është një organizatë e kryqzatës, deklaroi më tej kreu i shtetit turk.

“Kjo situatë është mjaft e qartë, është Aleancë e Kryqëzatës. 16 prilli po ashtu do të jetë dita për ta vlerësuar këtë,” shtoi ai.

Back to top button