Turqia ka pezulluar fluturimet me Iranin për shkak të rritjes së rasteve në Iran.

Një zëdhënës i Aviacionit Civil të Iranit, Reze Jafarzade u citua të ketë thënë se pezullimi ka ndodhur për shkak të frikës për përhapjen e koronavirusit.

Irani ka regjistruar 209 viktima në 24 orët e fundit dhe 2 mijë e 182 raste të reja. Më shumë se 14 mijë njerëz kanë vdekur qysh nga fillimi i pandemisë.

Turkish Airlines kishte rifilluar fluturimet më 11 qershor./21Media