Turqia shpall tri ditë zie kombëtare pas sulmit në një spital në Gaza

Pas sulmit në një spital në Gaza, Turqia do të shpallë tri ditë zie kombëtare.

Këtë e bëri të ditur një zyrtar i lartë turk për AFP, duke konfirmuar një raport në disa media lokale.

Njoftimi do të bëhet zyrtar me një dekret presidencial, sipas Özlem Zengin, nënkryetar i partisë së presidentit AKP në parlament, cituar nga transmetuesi shtetëror turk TRT dhe kanali privat NTV.

Bombardimi i Spitalit Arab al-Ahli ka shkaktuar një valë zemërimi dhe protestash në të gjithë Lindjen e Mesme, me protestues që dolën në rrugë në të paktën tetë vende për të dënuar sulmin vdekjeprurës.

Back to top button