Turqia njoftoi se duke filluar nga dita e premte do të hyjnë në fuqi masat e reja kundër pandemisë së COVID-19.

Ministria e Brendshme e Turqisë tha se masat do të përfshijnë kufizime në funksionimit e restoranteve dhe kafeneve dhe zbatimin e një izolimi të pjesshëm gjatë fundjavës.

Sipas deklaratës, restorantet, kafenetë, qendrat tregtare dhe sallonet e flokëve do të jenë në gjendje të punojnë nga 7.00 në 17.00, ndërsa në restorante do të lejohen vetëm shërbimi “take away” (merre me vete).

Kinematë do të mbyllen deri në fund të vitit, ndërsa shkollat fillore do të kalojnë në mësimin në distancë.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se “Turqia po  përballet me një situatë serioze. Numri i rasteve dhe vdekjeve kanë arritur një nivel serioz, duke filluar me Stambollin, kështu që ne duhet të jemi më të kujdesshëm“.

Turqia të martën raportoi 103 vdekje të reja nga COVID 19, hera e parë që numri i përditshëm arriti mbi 100, që nga 25 prilli.