Shqiptari Kujtim Fejzuli është njëri prej sulmuesve në sulmin terrorist në Vjenë të Austrisë.

Këtë për RTV21 e kanë konfirmuar shërbimet maqedonase. Fejzuli me prejardhje nga Maqedonia e Veriut gjithashtu ka mbetur i vrarë gjatë këtij sulmi.

Nga ky sulm që ndodhi mbrëmë janë konfirmuar katër të vdekur njëri prej tyre është edhe Fejzuli, kurse 17 të tjerë janë lënduar. Për shkak të situatës shkollat do të jenë të mbyllura sot në Vjenë. Ministria e Brendshme e Austrisë, po vazhdon të bënë thirrje për njerëzit të shmangin qendrën e qytetit, dhe nëse kanë mundësi të qëndrojnë në shtëpi.

Qeveria e Austrisë ka shpallur tri ditë zie. /21Media