Tyler Perry tentoi vetëvrasjen, flet për herë të parë për shëndetin mendor

Aktori amerikan, Tyler Perry ka foluar për herë të parë për historinë e përballjes me shëndetin mendor pas vdekjes së Stephen “tWitch” Boss.
Boss, një balerin profesionist, aktor, ish-DJ dhe producent bashkë-ekzekutiv për “Ellen DeGeneres Show”, vdiq të martën në moshën 40-vjeçare.
Perry i bëri homazhe Boss-it në një video prekëse në Instagram të enjten, me titullin “Jeta”.
Ai për herë të parë foli për tentativën e tij për vetëvrasje.
“Unë thjesht dua t’ju kthej në një moment të jetës sime kur u përpoqa të bëja vetëvrasje, disa herë, sepse ishte aq e errët sa nuk mendoja se do të përmirësohej. Kisha duruar aq shumë dhimbje, kaq shumë abuzime, abuzime seksuale, ishte kaq e vështirë të kaloja saqë mendova se mënyra e vetme për ta bërë këtë më mirë ishte t’i jepja fund jetës sime”, tha Perry./21Media

Back to top button