Për më shumë se tre orë, me qindra qytetarë protestuan duke kërkuar drejtësi për vrasjen e 25-vjeçarin Klodian Rasha në Shqipëri.  Protesta nisi në orën 16:00 para Ministrisë së Brendshme. Tubimi para saj u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.

Protestuesit thyen xhamat e godinës në ikje pas dështimit të disa tentativave për tu futur brenda. Më pas shumica e protestuesve u zhvendosën para Kryeministrisë. As këtu nuk ishte më e paqtë situata.

U dogj dhe u rrëzua pema. Pati edhe këtu goditje me gurë dhe sende të forta ndaj policisë. Ndërsa kjo e fundit u përgjigj me gaz, spraj dhe spec djegës. Më pas situatën e mori në kontroll FNSH që u vendos si barrikadë. Edhe kjo për disa minuta u gjet nën sulme të vazhdueshme. Deri sa bëri shpërndarjen e protestuesve me gaz.

Në ikje, protestuesit sulmuan një makinë të policisë rrugore, e parkuar në bulevard. Ata thyen xhamat e mjetit ndërsa brenda ndodhej efektivi që kur pa se situata u tensionua xhiroi gomat dhe u largua. Gjatë largimit ata vijuan sulmin me gurë ndaj godinës së Ministrisë së Brendshme duke thyer xhamat.

Policia ka raportuar paraprakisht për 8 efektivë të plagosur në protesta, tre prej tyre po marrin mjekim te Trauma. Në protesta mbeti i lënduar edhe një gazetar./oranews