UEFA ka vendosur të anulojë ndeshjen mes Dritës dhe Lindfieldit pasi disa lojtarë të ekipit kosovar dolën pozitiv me koronavirus. Ndeshja do të zhvillohej sot rreth orës 18:00 në Nyon të Zvicrës, në “Colovray Stadium”, dhe ishte e vlefshme për finalen e rundit preliminar të Ligës së Kampionëve.

Për këtë ngjarje kanë shkruar edhe mediat botërore, ndër to “Mirror.co.uk”. “UEFA mund të konfirmojë se ndeshja e Ligës së Kampionëve është anuluar pas rasteve pozitive me coronavirus. Ndeshja mes Lindfieldit dhe Dritës e paraparë të luhej më 11 gusht. UEFA tani mund ta diskualifikojë Dritën nga garat”, shkruan mediumi i famshëm britanik.

BBC shkruan se “Ndeshja e Lindfieldit anulohet pas problemeve me COVID-19 te kundërshtari kosovar. Rregullorja e UEFA-s sugjeron se Drita mund të diskualifikohet nga garat”.

Ndërkohë që ekipi i Dritës ka konfirmuar se ndeshja është anuluar. Në njoftimin e tyre thuhet se vendimi për fatin e ndeshjes do të merret në ditët në vijim nga komisioni i diciplinës./21Media