Policia në Pejë informoi se sot ka arrestuar edhe personin e dytë të dyshuar për veprën penale ‘Lëndim i rёndё trupor’ dhe ‘Sulm’.

“Me datën 26 korrik 2020, rreth orës 21:50, Policia e Kosovës në Pejë është informuar se ne sheshin ‘Shkelzen Haradinaj’ në Pejë, ka ndodhur një incident  në mes të disa të rinjve tё (mitur), në këtë incident ёshtё përdorur armë e ftohta (thikё), si pasojë njё (1) person kanë pësuar lëndime trupore, i njëjti ёshtё dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë e pastaj  ёshtё dërguar në QKUK për shkak të natyrës sё lëndimeve.”, bëri të ditur policia.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit me urdhër të të cilit personave tё dyshuarit iu është caktuar masa e ndalimit policor./21Media