Policia ka arrestuar Përparim Ademin, autorin e vrasjes së dy motrave në zonën e Astirit në Tiranë, në mëngjesin e sotëm.

Ademi momentalisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

59-vjeçari nga Maqedonia e Veriut prej kohësh ka bashkëjetonte me Zhaneta Metanin, ndërkohë që pas një konflikti të çastit ka qëlluar atë dhe të motrën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e tyre në prani të fëmijëve.

Ndërkohë, hetimet në lidhje me shkaqet e ngjarjes vazhdojnë ende./oranews